Flash News

KRYESORE

Akuzon Bashën për lidhje me rusët, por Rama dërgon zyrtarët e lartë në Moskë për të forcuar relatat

Edhe pse Edi Rama, Taulant Balla dhe zyrtarët e PS kanë akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha për lidhje me rusët, kryeministri nga ana tjetër përpiqet të forcojë në heshtje, marrëdhëniet me ish-sovjetikët.

Qeveria ka dërguar një delegacion të ministrisë së Ekonomisë dje një takim në Moskë. Takimi i punës është zhvilluar midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, Konstantin Noskov dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë.

Vetëm sot, Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka publikuar fotot e takimit e njoftimin rreth diskutimit dhe mundësisë për nënshkrimin e një numri dokumentesh bilaterale.

Njoftimi i ambasadës:

Mbahet takimi i radhës i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri

Në Moskë u zhvillua dje një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhi, të cilët janë bashkëkryetarë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale.

Të fundit