Flash News

KRYESORE

Akuzuan opozitën për tritolin në Fushë Krujë/ Reagon Berisha: Xhisiela ka certifikuar Ramën si kryepërdhënues

Akuzuan opozitën për tritolin në Fushë Krujë/ Reagon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi sot në Fushë-Krujë, ku banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut iu vendos lëndë plasëse.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se Xhisiela ka certifikuar kryeministrin Edi Rama si kryepërdhënues. Berisha theksoi se Rama pasi akuzoi opozitën për vendosjen e tritolit, thirri për ndihmë me detyrim Xhisielën, e cila sipas tij deklaroi germë për germë fjalët e kryeministrit.

Postimi i plotë i Berishës:

Viktima XH.M certifikon Ramën si kryepërdhunues!

Të dashur miq, pas vendosjes së tritolit te gjyshërit e XH. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar kështu tmerrin e brendshëm që e ka kapur si kryepërdhunues i shtetit përdhunues.

Ai, për të shpëtuar nga ky tmerr thirri në ndihmë me detyrim viktimën XH. M, e cila deklaroi gërmë për gërmë dhe fjalë për fjalë atë që tha dy orë më parë Edi Rama duke akuzuar dhe faktuar kështu përfundimisht me fjalet e saj tekstuale me të Edvinit se ai është kryepërdhunuesi i shtetit përdhunues! sb

Të fundit