Flash News

KRYESORE

“Al Jazeera”për audiopërgjimet: Qeveria ka shtrembëruar akuzat, asnjë zyrtar i arrestuar

“Al Jazeera”për audiopërgjimet: Qeveria ka

Rrjeti mediatik ndërkombëtar “Al Jazeera” ka raportuar për krizën politike në Shqipëri, duke theksuar faktin që pavarësisht skandalit të audio përgjimeve, ku u përfshinë eksponentë të Partisë Socialiste, asnjë arrestim nuk është kryer deri më tani.

“Këtë janar të kaluar, një shkrim i dy medieve digjitale në Shqipëri konfirmoi atë që shumëkush në vend dyshonte prej kohësh se marrëdhëniet midis politikanëve, gjyqësorit dhe krimit të organizuar janë shumë të ngushta.

BIRN dhe Zëri i Amerikës publikuan një seri audio- përgjimesh të rrjedhura midis zyrtarëve qeveritarë – përfshirë kryeministrin Edi Rama – dhe bosëve të krimit, të cilët mund të dëgjohen të pohojnë për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2017.

Megjithatë, asnjë nga zyrtarët e lartë të implikuar nuk është arrestuar. Në vend të kësaj, gjyqësori i ka shkuar pas atyre që kanë zbuluar dhe botuar materialin“, shkruhet në faqen online të kësaj medieve.

Në Shqipëri ishte edhe gazetarja investigative, Johanna Hus, e cila raportoi për zhvillimet në vend.

“ Koka e një rrjeti të organizuar kriminal në Shqipëri dhe një zyrtar i lartë i shtetit, flasin për intimidim zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.

Një zyrtar i lartë, i cili përditëson kryeministrin për votat e blera. Një bos krimi që i premton Partisë Socialiste qeverisëse, një tjetër fitore. Një anëtar i mafies shqiptare, që përgëzon ministrin për një rezultat zgjedhjesh hyjnore. Këto ishin vetëm maja e aisbergut nga një seri audio-përgjimesh shpërthyese që e çojnë Shqipërinë në një kaos politik.”, tha ajo.

Ndërkohë spikeri i televizionti komentoi se: “këto janë revolucione të tipit që vijnë me pasoja. Megjithatë partia qeverisëse ose i ka pezulluar ose i ka shtrembëruar akuzat dhe asnjë nga zyrtarët e implikuar nuk është arrestuar, lëre pastaj të dal para gjykatës. Në vend të kësaj, gjyqësori ka shkuar pas atyre që publikuan materialet.”

Të fundit