Flash News

KRYESORE

Alarm i ri për banorët e Tiranës, fëmijët janë kategoria më e prekur  

Alarm i ri për banorët e Tiranës, fëmijët janë

Një alarm i ri u kanoset banorëve të Tiranës.

Ndotja akustike e krijuar kryesisht nga zhurmat e makinave po u shkaktojnë qytetarëve të kryeqytetit një shqetësim serioz, pasi norma e ndotjes akustike është 20 herë më e lartë se standardet e Bashkimit Evropian.

Alarmin e ka dhënë Ogerta Ujkashi, përfaqësuese e nismës " Pa Zhurmë" deklaroi në emisionin " Wake Up" në Top Channel. Ajo tha se nga monitorimi doli se ndotja më e madhe akustike vjen nga makinat në trafik dhe kategoria më e prekur janë fëmijët, të cilët i kanë shqisat në zhvillim e sipër.

“70 decibël ditën dhe 57 decibël natën, pra rreth 20 decibël më e lartë se standardet e Bashkimit Evropian shkon norma e ndotjes akustike për Tiranën. 200 raste të reja të fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin regjistrohen çdo vit në vendin tonë dhe shkak kanë ndotjen akustike. 70% e ndotjes akustike shkaktohet nga trafiku, ndërkohë që pranë shkollave ndotja akustike arriti vlerat maksimale", u shpreh Ujkashi.

Të fundit