Flash News

KRYESORE

Alarm në Gjirokastër, pallati rrezikon shembjen, banorët braktisin banesat

Një pallat në qytetin e Gjirokastrës rrezikon shembjen. Pallati pesë katësh ndodhet në lagjen ‘Punëtori’ ndërkohë që 15 familje që jetojë aty kanë lënë banesat e tyre nga frika.

Shkak për rrezikun e shembjes së palllatit është bërë gërmimi në pjesën jugore të tij ku është parashikuar ndërtimi i një objekti dy katësh. Gërmimet dhe reshjet e shiut të rënda ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitjen e dherave të cilat tashmë kanë vënë në rrezik shembjen e pallatit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka marr edhe administratorin e objektit në ndërtim.

Të fundit