Flash News

KRYESORE

Alarmi/ Detet Adriatik dhe Jon rrezikojnë që të shkatërrohen nga plastika

Alarmi/ Detet Adriatik dhe Jon rrezikojnë që të shkatërrohen

Nga 400 milion ton plastikë që prodhohet çdo vit në botë, 130 ton përfundon në detet Adriatik, Jon dhe Tirren. Me të tillë ritëm, habitati nënujor rrezikon të shkatërrohet ndërkohë që plastika do të gjendet në 50% të deteve Adriatik dhe Jon.

Kështu pas 6 vite lundrimi dhe studimi në gjithë Detin Mesdhe, Detin e Zi, Veriun e Detit të Kuq dhe brigjet e Atlantikut që lagin Portugalinë, Spanjën dhe Marokun, Ekspedita detare, shkencore dhe kulturore ‘Mesdheu’, e ngarkuar me njohuri dhe përfundime të sakta shkencore në lidhje me ndotjen e deteve të Mesdheut, do t’i jap fund udhëtimit prej 17,000 miljesh në 12 tetor në Genova të Italisë.

Të dhënat e grumbulluara nga ekspedita tregojnë se 50% e bregdetit të Mesdheut rrezikon të mbushet me plastikë deri në vitin 2025. Për më tepër, nga 400 milion ton plastikë që prodhohet çdo vit në botë, 130 ton përfundon në detet Adriatik, Jon dhe Tirren. Shqetësimi është edhe më i madh për të ardhmen e deteve, duke qenë se prodhimi i plastikës në botë rritet çdo vit me nëntë për qind.

Ekspertët vlerësojnë se në botë krijohen rreth 8 milion ton mbetje në vit, 10 % e të cilave përfundon në det. Nga raporti mjedisor i ekspeditës, del se në plazhet e Mesdheut, mbi 80% e mbeturinave janë plastikë, 10 % bishta cigaresh dhe 5 % pambuk. Kështu, ëndrra e shumë njerëzve, ajo e të jetuarit në breg të detit, së shpejti mund të shndërrohet në një makth.

Edhe në Shqipëri ka nisur ndërgjegjësimi për të mbrojtur detet Adriatik dhe Jon nga shkatërrimi. Aktivisti Adriatik Lapaj është pjesë e një nisme për të pastruar detet nga materialet e dëmshme, të cilat hidhen në ujë. Vetëm në një ditë, bashke disa persona të tjerë, ai nxori nga deti në Sarandë, 151 goma, qindra bidona dhe shishe.

Të fundit