Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alarmi: Gjatë prillit u mbyllën rreth 33 biznese në ditë, 4,200 prej fillimit të vitit
Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërë kërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit Prill kaluan në status pasiv 1000 biznese në të gjithë vendin.
Prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar në statusin pasiv 4,222 biznese me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë.
Numri më i madh i bizneseve të mbyllura është shënuar gjatë janarit, ku bënë kërkesë për të kaluar në gjendje pasive rreth 1400 biznese, 12% më shumë se në janarin e 2018-s.
Kalimi në status pasiv, me kusht
Megjithatë në raport me një vit më parë ritmi i rritjes së bizneseve që kalojnë në statusin pasiv është ngadalësuar. Me ndryshimin e procedurës tatimore, bizneset nuk mund të kalojnë në statusin pasiv pa mbyllur të gjitha detyrimet me Tatimet.
Shumë tatimpagues për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, vendosnin të kalonin subjektin në statusin pasiv. Pezullimi ishte pa asnjë kusht. Duke pezulluar aktivitetin, ato shmangin pagesën në kohë të detyrimit tatimor. Tatimpaguesit janë të detyruar që para se të kalojnë në statusin pasiv të paguajnë detyrimet.
Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
- nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
- nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
- deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Për të shmangur detyrimet tatimore, apo për të mos paguar ndonjë gjobë të marrë, bizneset që kërkonin të bënin shmangie, kalonin në statusin pasiv.
Për periudhën që biznesi qëndron në regjistrin pasiv, tatimpaguesi nuk paraqet deklarata periodike tatimore dhe ndaj tij nuk llogariten gjoba për mosdeklarim. Tashmë, nenit 44 në ligjin për procedurën tatimore, i është shtuar pika 4/1, i cili përcakton se kalimi në regjistrin pasiv do të bëhet vetëm pasi QKB të verifikojë më parë pagimin e detyrimeve tatimore nga ana e tyre.
Në regjistrin e subjekteve pasive janë rreth 120 mijë biznese. Vetëm gjatë vitit 2018 kaluan në regjistrin pasiv 15,249 biznes, nga 9,419 që kishin kaluar një vit më parë, rreth 60% më shumë.
Kujdesi kur faturoni NIPT-e pasive
Sa herë që kryejnë një transaksion, bizneset duhet të verifikojnë nëse subjekti që faturojnë është me status aktiv, pasi nëse rezulton se është me status pasiv, ata gjobiten me 10 mijë lekë. Që nga janari, ky verifikim është shtuar në një punë shtesë për ekonomistët e subjekteve, që janë ankuar shpesh se pse duhet të penalizohen subjektet aktive për këto faturime.
Sipas kodit të procedurave tatimore, do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.
Ndëshkime ka dhe për subjektet aktive që faturojnë biznese pasive. “Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv”, kanë bërë të ditur tatimet.
Të gjithë tatimpaguesit mund të konsultojnë listën e tatimpaguesve të cilët kanë kaluar në regjistrin pasiv në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (https://www.tatime.gov.al/c/8/129/132/subjekte-pasive). Kjo listë përditësohet çdo ditë pune. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
