Flash News

KRYESORE

Alarmi i DASH: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane

“Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”, kështu shkruhet në raportin e Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej, ndër të tjera në raport thuhet se,“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore”.

Këtë shqetësim e ka shprehur dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, i cili shkruan:

Pa koment:

Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!

Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!

Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:

=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore”.

Të fundit