Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Alarmi i Departamentit Amerikan: Televizionet private në Shqipëri në shërbim të qeverisë për përfitime financiare
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm mbi të drejtat e njeriut, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Në sesionin e lirisë së shprehjes, ku përfshihet edhe shtypi i lirë theksohet se përgjatë 2018-ës, media në Shqipëri ka qenë pjesërisht e lirë dhe se ka pasur raste të vazhdueshme për t’i censuruar përmes presioneve politike dhe ekonomike. Sipas raportit, shumica e pronarëve të televizioneve private përdorin mediat e tyre për të përfituat financiarisht duke i shërbyer segmenteve qeverisë.
Pagat e gazetarëve janë një tjetër shqetësim që përmendet nga ‘Raporti i të Drejtave të Njeriut’, teksa thuhet se ka pasur raste që u janë vonuar deri në 10 muaj. Lidhur me rastet e dhunës ndaj njerëzve të mediave, përmender rasti i Klodiana Lalës, të cilës iu vendos tritol në shtëpinë e saj, duke e cilësuar këtë rast si presion ndaj lirisë së mediave.
“Më 30 gusht, një i panjohur qëlloi 10 herë në shtëpinë e prindërve të reporteres se krimit Klodiana Lala. Nuk u raportua asnjë dëmtim, por dy vajzat e Lalës ishin në shtëpi në kohën e sulmit. Lala raporton shpesh për krimin e organizuar dhe çështjet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë reformën gjyqësore. Në një postim në Facebook pas sulmit, Lala deklaroi se ajo besonte se sulmi ishte i lidhur me punen e saj. Policia po heton per sulmin. Në shtator kryetari i 'Unionit të Gazetarëve Shqiptarë' deklaroi se 12 gazetarët kishin paraqitur kërkesa për azil në vendet anëtare të BE, duke përmendur kërcënimet për shkak të tyre punët e tyre”, shkruhet në raport.
Në fund, raporti shton se shumë gazetarë janë të detyruar të vetë-censurohen për të shmangur dhunën apo presionet ndaj tyre dhe pronarëve të mediave ku janë të punësuar.
Raporti i Departamentit Amerikan: Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e Qeverisë