Flash News

KRYESORE

Alarmi i hetuesve britanikë: Bandat shqiptare po sofistikohen, kokainën e paguajnë me Bitcoin

Alarmi i hetuesve britanikë: Bandat shqiptare po sofistikohen,

Përdorimi i Bitcoin-it dhe monedhave të tjera elektronike për aktivitete kriminale ka nisur që të shpeshtohet në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike deklarojnë se bandat kriminale përdorin monedhat elektronike për të shitur drogë si edhe produkte të tjera të jashtëligjshme.

Të rrezikshme sipas shefit të policisë në Kontenë e Derbyshire-t janë bandat kriminale shqiptare të cilat vazhdojnë që të mbushin rrugët e lagjeve britanike me kokainë, të cilën e sjellin nga Amerika Latine dhe pagesat i bëjnë nëpërmjet Bitcoin-it, apo monedhave të tjera elektronike, raporton ZD.net.

Raportet më të fundit vlerësojnë se tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar kap shifrat rreth 5 miliardë paund, ndërsa bandat shqiptare marrin fitimin më të madh.

Sipas autoritete angleze, bandat shqiptare kanë marrë një kontroll të gjerë në trafikut të drogës dhe se ata po ndërveprojnë edhe me banda të shteteve të tjera, sidomos të Kolumbisë, që është edhe vendi nga ku merret sasia më e madhe e kokainës.

Të fundit