Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alarmi i Institutit Amerikan: Qeveritë e korruptuara cënojnë të ardhmen e Ballkanit, koha e duhur për të vepruar
Titulli është alarmues. Edhe vendi është zgjedhur me qëllim. Instituti Amerikan i Paqes, USIP, ndodhet përballë Departamentit të Shtetit, pra është sikur t'u thuash zyrtarëve ulur në karriget e zyrave në anën tjetër të rrugës: hej, koha nuk pret sepse Ballkani Perëndimor është kthyer sërish në rajon me stanjacion dhe destabilitet për shkak të qeverisjes së dobët, ndikimeve nga jashtë dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike e midis shteteve.
Raporti i shkruar për dy organizata amerikane të fokusuara në konfliktet ndërkombëtare, Institutin EastWest dhe Komitetin Nacional për Politikën e Jashtme amerikane, thekson nevojën imediate që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar destabilizimin dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan.
Autorët Thomas Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter, Frank G. Ëisner mendojnë se SHBA dhe EU duhet të përmirësojnë strategjinë dhe të rigjallërojnë parnteritetin.
Koha nuk pret
Ambasadori Wisner është i shqetësuar për situatën në rajon. Progresi ka ngecur, në disa raste situata është përkeqësuar. Njerëzit duhet të tregojnë më shumë kujdes për situatën aktuale, sepse koha nuk pret. "Mënyra se si duhet vepruar me situatën në Ballkanin perëndimor njihet prej ne të gjithëve: integrimi gradual në NATO dhe BE”.
Ky vit është i rëndësishëm për Ballkanin me takimet e nivelit të lartë të BE-së, të NATO-s. Vendeve duhet t'u ofrohet një rrugë e besueshme dhe e arritshme e anëtarësimit në instuticionet transatlantike. "Kjo rrugë nuk shihet ende,” thotë Wisner.
BE-ja mbetet primare, roli i Amerikës është ai i katalizatorit. Ballkani është pjesë e Evropës dhe një Evropë e lirë dhe e plotë përmban edhe Ballkanin.
Vëmendje urgjente
Vendi që kërkon urgjentisht më shumë vëmendje është Bosnjë-Hercegovina. Dhe për Bosnjën u fol shumë. Po ashtu për Kosovën, ku u theksua nevoja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia. NATO duhet të ndihmojë Kosovën të ngrejë forcën e armatosur dhe KFOR duhet të qëndrojë në Kosovë. "Por, një bazë e përhershme e NATO-s ose SHBA-së në rajon do provokonte pa nevojë Serbinë dhe Rusinë”, thuhet në raport.
Këmbim territoresh Kosovë – Serbi?
Nga salla u shtrua pyetja për idenë e këmbimit të territoreve Kosovë – Serbi. Ambasadori Wisner, pranon që kjo ide është hedhur prej presidentit serb. "Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të japim përgjigje me kujdes. Ideja e këmbimit të territoreve është një ide, së cilës nuk i ka ardhur koha ende. Dhe unë nuk mendoj se do t'i vijë koha tani shpejt. Ka shumë çështje të tjera që duhen zgjidhur... Si për shembull Asociacioni i komunave serbe.”
Për drejtorin e Institutit EastWest, Cameron Munter, "edhe marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë luajnë një rol. Po ashtu krijimi i besimit social tek njerëzit.”
Shqipërinë nuk e përmendi kurrkush në takim, as nga folësit, as nga publiku. Por raporti sugjeron se formula për Shqipërinë është nxitja e reformave. "Kandidate që më 2014 për pranim në BE, Shqipëria ka pasur vështirësi në zbatimin e reformave për fillimin e negociatave. SHBA duhet ta inkurajojë Shqipërinë për të shfrytëzuar shansin e ofruar për hapjen e negociatave”, thuhet në të.
Maqedonia me lajme të mira dhe jo të mira
Për Maqedoninë prioritet duhet të jetë pranimi në NATO dhe në BE. "Amerika duhet të shfrytëzojë ndikimin që ka në nivelet më të larta të Maqedonisë dhe Greqisë, për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit. Duke bërë bilancin e bisedimeve Maqedoni – Greqi ambasadori Wisner numëron lajmet e mira dhe ato jo të mira: ”Sot, numri i çështjeve që duhet të zgjidhen midis Shkupit dhe qeverisë greke, është ulur shumë. Atmosfera e dialogut midis palëve është shumë e ngrohtë. Kryeministrat dhe ministrat e të dy vendeve merren vesh mirë. Ekziston mundësia që të gjendet zgjidhja. Por, duhen javë, për të mos thënë muaj të tërë deri sa palët të kenë pranuar një zgjidhje politike, e cila duhet zbatuar më pas.”
Plani që kanë diplomatët është ta bindin presidentin Trump se "Ballkani është i rëndësishëm”. /DW/

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38