Flash News

KRYESORE

Alarmi i ‘Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve’: Shqipëria po kthehet në vend të rrezikshëm për median

Alarmi i ‘Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve’:
Organizata e njohur për mbrojtjen e gazetarëve, CPJ Europe and Central Asia / Committee to Protect Journalists” ka publikuar në rrjetin social ‘Tëitter’ ka publikuar një status ku shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të medias dhe terrenin e rrezikshëm ku punojnë gazetarët në Shqipëri. “Vetëm në 18 muajt e fundit, gazetarët janë qëlluar me plumba në shtëpitë e tyre, janë kërcënuara më armë zjarri, ndaj tyre është përdorur gaz në rrugë, janë kërcënuar me jetë edhe live në televizione, ju është revokuar leja e qëndrimit, janë targetuar në fushata përbaltjeje si dhe janë paditur.” “Të panumërta janë rastet e gazetarëve shqiptarë të ngacmuar, që kanë humbur vendet e punës ose janë kërcënuar me pushim nga puna dhe shumica e atyre që bëjnë raportime të pavarura, nuk përdorin emrat e vërtetë nga frika e përndjekjes”, shkruan ajo në një status në ‘Tëitter’. Për këtë ka reaguar edhe ish-deputetja Albana Vokshi, që në një status në ‘Facebook’, shkruan se “nën regjimin e Edi Ramës, nuk ka siguri për gazetarët e nuk ka media të lirë. Clirimi i medias në Shqipëri, vetëm me largimin e Edi Ramës”.

Të fundit