Flash News

KRYESORE

Alarmi i Norman për shqiptarët e burgosur në Britani, Senida Mesi braktis mbledhjen: Kam një takim urgjent në Tiranë  

Alarmi i Norman për shqiptarët e burgosur në Britani, Senida Mesi

Ditën e sotme në Shkodër është mbajtur një takim në Shkodër lidhur me kriminalitetin brenda dhe jashtë vendit, ndërsa të pranishëm ishin edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, zv.kryeministrja Senada Mesi, kryebashkiakja Voltana  Ademi, deputeti i PD, Romeo Gurakuqi etj.

Pas alarmit që dha ambasadori britanik se në burgjet angleze ka mbi 700 shqiptarë të dënuar, kryesisht për trafik droge.

Më pas, ka qenë Ademi ajo e cila ka sulmuar qeverinë “Rama”, duke thënë se shumë ministra dhe deputetë të tij janë të implikuar në trafik ndërkombëtar droge. Megjithatë, ajo iu përgjigj Ademit, duke i hedhur poshtë akuzat e saj ndaj qeverisë, ndërsa u largua nga mbledhja me argumentin se ka një takim urgjent në Tiranë.

“Kur flasim për kriminalitetin, flasim për vjedhjen e pronës publike, kthimin e rërës në tokë bujqësore, dhe krime që janë në tavolinë, dosjen që jnë në ministri dhe dita e ditës do dëgjoni për Forcën e Ligjit”, u shpreh Mesi.

Largimi i Mesit nuk është pritur mirë nga të pranishmit, ndërsa deputeti i PD, Gurakuqi ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos braktisë mbledhjen pasi duhet të përgjigjet për arrestimin e 11 protestuesve nga Kukësi, të cilët u lanë nga gjykata me “arrest me burg”.

Të fundit