Flash News

KRYESORE

Alarmi i specialistit: 13 mjekë ikën në Gjermani vetëm gjatë 2018-ës, shumë të tjerë kanë nisur kursin e gjuhës

Alarmi i specialistit: 13 mjekë ikën në Gjermani vetëm

Mjekët në Qarkun e Fierit po largohen në mënyrë masive jashtë shtetit. Vetëm gjatë muajve të këtij viti nga Qarku i Fierit mësohet të jenë larguar 13 mjekë.

Presidenti i këshillit Rajonal Fier të Urdhërit të Mjekut, mjeku specialist Obsteter, Besnik Brahimaj , tregon për “Fax news” se ka pasur një “bum” të madh largimesh gjatë kohëve të fundit duke shpjeguar edhe arsyet që i detyrojnë mjekët shqiptarë shkojnë për të punuar jashtë vendit.

‘’Arsyeja kryesore ka qenë mungesa e specializimeve në Tiranë. Vetëm në 2018-ën janë larguar 13 mjekë jashtë vendit. Mjekët e rinj kërkojnë kushte më të mira pune, vendi më i përshtatshëm është parë Gjermania”, shprehet Brahimaj.

Sipas Brahimajt, vendi që kanë zgjedhur mjekët shqiptarë për të emigruar ka qenë Gjermania.

Mjeku Besnik Brahimaj rendit edhe mungesat e mjekëve specialistë në rrethin e Fierit, që sipas tij sjell mbingarkesë për mjekët që shërbejnë aty.

AI thekson se edhe tani ka një interesim të madh të mjekëve për tu larguar jashtë shtetit, të cilët kanë nisur edhe kurset e gjuhës gjermane.

Nga burime të “Fax News” mësohet se në rrethin e Fierit ka disa mungesa mjekësh specialist, si mjek neurolog, mazherist dhe pediatër.

Për shkak se për katër vjet nuk është lejuar kryerja e specializimeve, është krijuar ky vakum për mjekët specialist.  Për këtë arsye, mësohet se në Qarkun e Fierit ka pasur një interesim të vazhdueshëm , jo vetëm të mjekëve, por edhe të infermierëve për tu punësuar në Gjermani apo në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Të fundit