Flash News

KRYESORE

Alarmi në ‘Wall Street Journal’: Turqia dhe Rusia do ndryshojnë kufinjtë në Ballkan; kriza do ripërcaktojë marrëdhënien SHBA-BE

Alarmi në ‘Wall Street Journal’: Turqia dhe Rusia do

Akademiku amerikan, Walter Russell Mead në një shkrim të publikuar në prestigjozen ‘The Wall Street Journal’, ka komentuar rrezikun e ndryshimit të kufinjve në Ballkan. Mead i referohet deklaratës së një zyrtari gjerman, i cili ka deklaruar se problemi më shqetësues për Europën është Ballkani Perëndimor.

Sipas këtij zyrtari, Rusia dhe Turqia do të përpiqen të ndryshojnë kufinjtë në Ballkan me ndihmën Shqipërisë dhe Serbisë, për të rritur influencën e tyre në rajon. Por Walter Russell Mead e sheh këtë skenar si të vështirë për t’u realizuar, por jo të pamundur.

Gjithsesi, ai paralajmëron për rrezikun e destablitetit të Ballkanit Perëndimor, nëse rajoni humbet prespektivën europiane. Akademiku nuk përjashton as mundësinë e një lufte të re që do të trondiste fort Bashkimin Europian dhe NATO-n.

Sa i përket rolit të SHBA-së, Mead shkruan se presidenti Donald Trump mund të tregohet indiferent dhe kjo krizë do të ripërcaktonte marrëdhëniet me BE-në për dekadat e ardhshme.

Të fundit