Flash News

KRYESORE

Alarmi për bombë, Policia Franceze evakuon avionin e British Airways

Alarmi për bombë, Policia Franceze evakuon avionin e British Airways

Paraditen e së dielës policia franceze evakuoi avionin e British Airways pas një alarmi për sulm terrorist në aeroportin parizien të Charles De Gaulle. Por pas kontrolleve situata është rikthyer në normalitet.

Një avion i British Airways, që duhej të nisej nga Parisi për në Londër në 7 e 25 të mëngjesit të së dielës, u bllokua në pistën e aeroportit “Charles De Gaulle”. Avioni u evakua nga forcat franceze të policisë pas një kërcënimi për sulm terrorist. Pas kontrolleve nga ana e autoriteteve, gjendja e alarmit është anuluar pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin e tyre.

Policia franceze deklaroi se kishte qenë një alarm fals, dhe pse disa dëshmitarë këmbëngulnin se kishte pasur një kërcënim të drejtpërdrejtë për fluturimin në fjalë. Avioni u evakua dhe 130 pasagjerët së bashku me bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrollet anti terrorizëm

 

 

Të fundit