Flash News

KRYESORE

Alarmi për bombë te Pallati i Kongreseve, xhenierët hapin valixhen e braktisur

Alarmi për bombë nga një valixhe e braktisur te Pallati i Kongreseve, para Qendrës së Informimit të BE rezultoi fals. Prej rreth 40 minutash policia rrethoi zonën, pas dyshimeve se në valixhe mund të kishte lëndë eksplozivi.

Pas ardhjes së forcave xheniere dhe kryerjes së ekspertizës, rezultoi që valixhja e braktisur në atë zonë ishte bosh dhe nuk kishte asnjë rrezik shpërthimi.  

Xhenierët bënë shpërthim të kontrolluar, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka rinisur normalisht, pasi policia kishte rrethuar zonën. 

Të fundit