Flash News

KRYESORE

Alarmi/Vetëvrasja e katërt brenda javës, i riu nga Mirdita i jep fund jetës

Alarmi/Vetëvrasja e katërt brenda javës, i riu nga Mirdita i jep

Një i ri i ka dhënë fund jetës një ditë më parë në periferi të Mirditës. Viktima është 32-vjeçari B.Gj. Aktin tragjik, ai e ka ndërmarrë pranë banesës ku jetonte në fshatin Malaj, bëjnë me dije burie zyrtare nga Policia. Dyshohet se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar depresioni. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim. Kjo ngjarje shënon vetëvrasjen e dytë të ndodhur gjatë kësaj të shtune. Po dje, një 58-vjeçar është vetëvarur në banesë në Vlorë. Ndërsa janë shënuar edhe dy vetëvarje të tjera në Elbasan e Durrës

Të fundit