Flash News

KRYESORE

Alba nis sherr me Jonida Maliqin: Laj borxhet, pastaj fol

Së fundmi, Jonida Maliqi ka qenë aktive në media më shumë se asnjëherë gjatë karrierës së saj. Gjithnjë e kujdesshme dhe diskrete në atë që bënte.

Përveç lajmeve mbi ndarjen e saj me Romeo Veshajn, një tjetër "sherr" është bërë publik. Mes saj dhe ish-shoqes së ngushtë Alba Denaj.

Edhe pse dikur mikesha, siç duket, mes tyre kanë nisur përplasjet në distancë. Alba, që është dhe fashioniste, ka bërë një reagim thumbues mbi një deklaratë të Jonidës disa ditë më parë ku ishte e ftuar në "Klanidornia".

“Nuk do të shpenzoja kurrë para për çanta që janë më të vogla se dora ime”, është shprehur Jonida me humor.

Kjo ka mjaftuar që Alba ta merrte personalisht dhe t`i kthehej:

"Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruan Alba në postimin e saj.

Të fundit