Flash News

KRYESORE

Alban Dudushi merr çmim nga Universiteti ‘Marin Barleti’, njihuni me motivacionin

Gazetari dhe moderatori i njohur Alban Dudushi është vlerësuar me çmim nga universiteti ‘Marin Barleti’.

Ky çmim i është akorduar drejtuesit të emisionit të përjavshëm “Top Show” në Top Channel për kontributin e vyer në media dhe komunikim, si dhe për dy cilësi të rëndësishme të komunikimit, ndershmërinë dhe pozitivitetin që përcjell tek teleshikuesit.

Kujtojmë se nga ky universitet, i pari që ka marrë këtë çmim ka qenë Armando Duka dhe Alban Dudushi është i dyti.

"Kur i ra telefonit Arbi Agalliu dhe më tha “të mora për çmimin”, u trasha fare. Por pastaj mora vesh që çmimi im ishte Marin Barleti. Kështu që i falenderoj të gjithë stafin dhe drejtuesit e Universitetit Marin Barleti që treguan çmimin tim. Mund të thonë që qenkam shitur pak, por me siguri nuk e njohin Marin Barletin….", u shpreh ndër të tjera Dudushi pasi mori çmimin.

Të fundit