Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alban Dudushi: Në kulturën tonë, muskulozi me zinxhirë të trashë në qafë është kulmi i ëndrrës
Gazetari Alban Dudushi është përfshirë në debatin që lidhet me emrin e këngëtares Elvana Gjata, i përhapur pas përplasjes me armë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Ervin Mata, i fejuari i Elvanës, është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, ndërkohë që i njëjti vendim është marrë sot nga policia edhe për këngëtaren shqiptare.
Dudushi shkruan në ‘Top Channel’ se, “në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafë është kulmi i ëndrrës”. Sipas gazetarit, problemi në këtë situatë nuk është Elvana, por e gjithë shoqëria shqiptare.
Pjesë nga shkrimi i Alban Dudushit:
Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre.
Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe.
Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafë është kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik.
Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirë ëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë.
Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38