Flash News

KRYESORE

Alban Ramosaj: Pyes veten shpesh a ndihet krenar babai për mua

Alban Ramosaj: Pyes veten shpesh a ndihet krenar babai për mua

Alban dhe Beatrix Ramosaj e kanë humbur babain e tyre që në moshë të vogël ama mamaja e tyre, Antigona Ramosaj ia ka dalë të rrisë e vetme dy fëmijët e saj.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” Albani është shprehur se pavarësisht se i ati nuk është fizikisht pranë tij ai e ka gjithnjë me vete në zemër dhe në mendime.

"Komunikoj me babin, jam njeri shpirtëror, besoj tek energjia. Nuk lutem por e kam të gjithën në mendjen time. E kam gjatë gjithë kohës në mendje, në momentet kulminante të jetës sime. Them a është krenar për mua? Mesa e kam njohur dhe më flet mami besoj se do të ndihej krenar.

Kam një mama shumë luaneshë. Kur babai im ndërroi jetë mami ka zënë at boshllëkun dhe ngaqë isha e vogël nuk dija si të merrja rolin e burrit të shtëpisë në një situatë të atillë. Tani e ndjej por jo si detyrë por si një gjë që më vjen natyrshëm mbrojtja. “,- është shprehur Albani.

Të fundit