Flash News

KRYESORE

‘Albana Fiçon e kemi shoqe, na telefonoi me përgjërime', drejtoresha e ISHP përgënjeshtron mesazhin që po përhap panik

Një mesazh ku pretendohet se është dërguar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, po qarkullon në rrjetin social 'Whatsapp'.

Në mesazh thuhet se Fiço ka telefonuar disa miq të saj dhe u ka thënë që këtë javë të mos dalin nga shtëpia, as për të blerë ushqime, pasi situata me përhapjen e koronavirusit është shumë serioze. Madje ky mesazh, duhet të përhapet dhe të njoftohen edhe të tjerë, duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët.

Albana Ficon e kemi shoqe. Sapo na telefonoi me pergjerime qe deri ne fund te kesaj jave te pakten askush te mos dale nga shtepia. As per pazar. Eshte situate teper serioze. Tha te lajmeroj sa me shume njerez. Shpresoj se e merrni seriozisht kete mesazh”, shkruhet në mesazh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përmes një postimi në Facebook, Fico ka përgënjeshtruar mesazhin duke theksuar se është në dëm të situatës dhe duke apeluar njerëzit që të bazohen vetëm në deklaratat publike zyrtare.

Të fundit