Flash News

KRYESORE

Albana Osmani kujton momentet nga eventi ndërkombëtar: Kjo ngjarje më ndryshoi jetën

Moderatorja e njohur shqiptare, Albana Osmani, me nismën e saj “Ti je një luledielli” ka treguar se bamirësia është diçka që ajo e bën me shpirt dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar njerëzit.

Por siç ka treguar në rrjetet sociale, Albana është marrë me bamirësi edhe para se të krijonte nismën e saj.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një moment nga eventi  ndërkombëtar, ku ka marrë pjesë para 3-4 vitesh.

Albana Osmani ishte një ndër personazhet e përzgjedhur nga Shqipëria dhe nëpërmjet një kukulle në miniaturë u mblodhën para për të ndihmuar Shtëpinë e Foshnjës në Tiranë.

“3-4 vite më parë, kjo kukull u shit për bamirësi. Ishte një aktivitet i organizuar në shumë vende të botës me figura të njohura. Unë u zgjodha nga Shqipëria me 4 personazhe të tjerë. Tek unë u vlerësua influenca pozitive tek të rinjtë. Them se ky organizim ndryshoi jetën time për mirë dhe ishte një nga ato momentet që më bëri të reflektoj në jetë. Paratë e mbledhura nga shitja e këtyre kukullave shkuan tek Shtëpia e Foshnjës në Tiranë”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos së kukullës.

Të fundit