Flash News

KRYESORE

“Albana Osmani në lidhje me ish-fituesin e BB”, moderatorja mohon lajmin dhe i kthehet Ermal Mamaqit: Lajm idiot, mos më ngatërroni me paçavure

Moderatorja bukuroshe e ‘Top Channel’, Albana Osmani duket se është acaruar keq pas lajmit në media se është në një mardhënie me ish-fituesin e ‘Big Brother’, Anaid Kalotin.

Përveçse ka mohuar akuzat Osmani ka publikuar një foto të lajmit nga portali ‘Xing.al’ të Ermal Mamaqit dhe mbi të shkruan: Lajm idiot, mos më ngatërroni me paçavure.

Vetëm pak ditë më parë ‘xing’ shkruajti për moderatoren Fiori Dardha se është shtatzënë, lajm të cilit moderatorja iu përgjigj me ironi duke thënë se tani që Halim Kosova merret me fushatë, Ermal Mamaqi është bërë gjinekolog. Por, siç duket ‘lajmet’ e ‘Xing’ po fusin në sherr moderatorin me VIP-at shqiptarë.

Të fundit