Flash News

KRYESORE

Albana Osmani rrëfen trajtimin e veçantë që i bëri Rama në kryeministri: U soll si të isha një princeshë

Albana Osmani rrëfen trajtimin e veçantë që i bëri

Moderatorja, Albana Osmani ka ndërmarrë një fushatë me qëllim mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Fushata “Ti je një luledjelli” është shtrirë si brenda Shqipërisë por edhe jashtë kufijve. Kryeministri, Edi Rama ka qenë një ndër figurat publike që ka shprehur mirënjohje ndaj moderatores . Në një intervistë për ‘Telegraf’ Osmani rrëfen se Rama e ka pritur në zyrë si të ishte princeshë Diana dhe jo Albana. Moderatorja shton se në sytë e kryeministrit kjo fushatë ishte shumë e vyer dhe mori mbështetje maksimale prej tij.

“Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim” tha Albana.

Të fundit