Flash News

KRYESORE

Albana Vokshi: Në tri vite 6.4 milionë euro për Vilma Nushin nga Edi Rama. Kryeministri dha urdhrin

Albana Vokshi: Në tri vite 6.4 milionë euro për Vilma Nushin nga

Deputetja demokrate Albana Vokshi në një deklatatë për median ditën e sotme, akuzoi biznesmenen Vilma Nushin dhe kryeministrin Edi Rama për koncesionin e dështuar të check-up.

Sipas saj, në tre vite Nushi ka fituar 6.4 milionë euro dhënë nga Edi Rama për koncesionin.

Vokshi u shpreh më tej se PD është e vendosur që të anulojë koncensionin e dështuar të check-up dhe çdo koncension tjetër dhe çdo qindarkë të grabitur do t’ua kthejë qytetarëve.

“Rama erdhi me premtimin e shëndetësisë falas. Sheck up-i dështoi dhe analizat të pasakta. Vilma Nushi paguhet edhe nese nuk behet check up. Vilma nushi është klientja e sponsorizuesja e Ramës. Por vetëm 26% e perfituesve kanë kryer check up. Në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera. Komisioni i check-up ka dështuar. Dështimi i Ramës për këtë sistem është skandaloz. Dështimi i këtij komisioni e ka konfirmuar edhe KLSH që ka kërkuar që të bëhet sërish kontrata. Rama ka urdhëruar që të mos bëhet koncesioni. PD ka një mendim; koncesioni duhet të anulohet”, u shpreh më tej Nushi.

Të fundit