Flash News

KRYESORE

Albana Vokshi përplaset me kolegët e PS në komision: Nuk je këtu mendërisht. Je ministrja më e dështuar

Albana Vokshi përplaset me kolegët e PS në komision: Nuk je

Mbledhja e Komisionit për Edukimin është shoqëruar me përplasje midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Albana Vokshi, kryetare e këtij komisioni, ku e ftuar ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka kritikuar kolegët socialistë për krahasimin me qeverinë e Sali Berishës ndërkohë që kanë pesë vite në pushtet.

Fate Velaj ishte një prej deputetëve socialistë që mori në mbrojtje ministren Kumbaro, por Vokshi replikoi duke i thënë se nuk ishte në mbledhje mendërisht.

 “Unë nuk e di nëse ti je apo jo mendërisht në mbledhje, ju jeni të kënaqur nga puna e Ministrisë. Nëse ti vjen dhe thua që ka 30 ditë që është formuar qeveria….ndërkohë që ministrja ka 5 vite që është përgjegjëse për shkatërrimin e monumenteve të kulturës dhe artit”, u shpreh Vokshi.

Demokratja u përplas edhe me Kumbaron kur kjo e fundit filloi të fliste për punët që nuk ishin realizuar në 27 vite.

“Mos fol për 27 vite se ju të PS keni qenë më shumë në pushtet. Ju flisni sikur jeni në opozitë, jo sikur keni 5 vite në qeveri. Nëse do të flasësh për 27 vite, ti je ministre Kulturës, ka qenë Edi Rama, Edi Rama është prap dhe ju vijoni me ‘fajin e ka Saliu’. Ti për mua je ministrja më e dështuar”, iu drejtua Vokshi Kumbaros.

Të fundit