Flash News

KRYESORE

Albani fton Miriamin në skenë dhe japin lajmin se po presin një fëmijë të dytë

Albani fton Miriamin në skenë dhe japin lajmin se po presin një
Që Alban Skënderaj është romantik, këtë e dimë tashmë. Thjesht na surprizon me mënyrat e ndryshme që surprizon familjen e tij pikë së pari, e më pas publikun. Në koncertin e tij dje në Prishtinë "Hapësira e një ëndrre”, Albani ka gëzuar publikun në Kosovë me recitalin e  radhës. Por përveç kësaj, ai bashkë me Miriamin kanë dhënë edhe një lajm shumë të mirë. Sipas Revista Who, gjatë kohës kur Albani ftoi në skenë bashkëshorten e tij, Miriam, për të kënduar duetet e tyre, dyshja lajmëroi publikun në sallë se ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë dhe Miriam aktualisht është në muajt e parë të shtatzënisë.

Të fundit