Flash News

KRYESORE

Albërie Hadërgjonaj: E kam njohur ish-burrin tim kur nuk dija të puth një mashkull dhe ai më tradhtoi

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin  ‘Top Show Magazine’, ku ka folur për herë të parë në lidhje me arsyet e divorcit të saj me ish-bashkëshortin.

Ajo ka treguar se arsyeja kryesore e ndarjes nga ish-burri ka qenë tradhëtia.

Albëria gjithashtu është shprehur se ai donte ta linte kënëgtaren edhe pse ajo e fali disa herë.

“E kam njohur ish-burrin tim kur unë nuk kam ditur të puth një mashkull. Të jem e sinqertë ai ka dashur të më linte. Qëkur jemi martuar më ka tradhëtuar gjithmonë. Fale njëherë, mbyll një sy e mbyll një vesh dhe e mbylla fare pastaj. Thash lëre fare”, ka treguar Albëria.

Kujtojmë se këngëtarja është bërë nënë një moshë shumë të re, e megjithatë ka mundur t’ia dalë mbanë edhe pa një mashkull në krah.

Të fundit