Flash News

KRYESORE

Albërie Hadërgjonaj i’u drejtohet 'ziliqarëve': Mos ma qani hallin, sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ndërkohë që ndodhet në SHBA, ka bërë të ditur për publikun, se sapo ka firmosur një kontratë 20 milionë dollarëshe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ku shkruan: “Vetëm mbarë më shkon kur ma qani hallin. Dhe sa për ata që më kanë inat, sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe”.

Reagimi i saj erdhi si pasojë e kritikave të disa komentuesve të cilët aluduan për burimin e të ardhurave të saj.

Megjithatë, nuk dihet nëse kontrata e këngëtares ka qenë për ndonjë projekt muzikor, por ndoshta më vonë Albëria do të tregojë edhe detaje të mëtejshme për këtë gjë.

Të fundit