Flash News

KRYESORE

Albert Dumani tregon mes lotësh historinë e familjes: Isha 5 vjeç kur më vdiq babi

Albert Dumani tregon mes lotësh historinë e familjes: Isha 5

Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan, ishte sot në studion e “Rudina” ku ndryshe nga çdo dalje tjetër, përveç pjesës profesionale foli edhe për familjen.

I emocionuar dhe mes lotësh Dumani rrëfeu historinë e dhimbshme të prindërve të tij nga ku tha se ata nuk u martuan dot kurrë për shkak të fesë. Drejtori i Programacionit në Tv Klan tha se babai i tij ndërroi jetë kur ai ishte vetëm 5 vjeç dhe nëna e tij Luçe nuk u martua më kurrë.  Alberti gjithashtu shprehet se e ka të vështirë të gjejë një vajzë për të kaluar jetën, pasi ajo duhet të përshtatet edhe me të ëmën e tij edhe me të.

“Fëmijëria ime ka qenë e bukur, por kam vuajtur pas ikjes së babait. Në fakt mami im nuk u martua kurrë me babin, sepse mami ishte katolike dhe babai mysliman. Kur unë isha 5 vjeç babai im humbi jetën, mami im ishte 25 vjeç në atë kohë. Babai im e rrëmbeu dhe të dy kanë shkuar në Dibër, mamaja ime është shkodrane. Dhe një peng që kam është që s’kam parë një foto të saj nuse. Deri kur isha 9 muaj apo 1 vjeç familja e mamasë nuk flisnin sepse ai e kishte marrë me rrëmbim. Ishte ardhja ime në jetë që u ribashkuan dy familjet. Fatkeqësia ndodhi që babi u sëmur dhe kur unë isha i vogël kemi qëndruar këtu në spital rreth 6 muaj dhe unë mbaj mend që flija anash tij me mamin.

Ai vuante, i thoshin se i dhëmb stomaku, por në fakt kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babait kemi vuajtur pak në Peshkopi sepse nëna ime ishte një grua 25 vjeç dhe gjyshi i thoshte që t’ia linte atij djalin (që isha unë) dhe të vazhdonte jetën, por ajo nuk më la kurrë, nuk u martua më kurrë, ndenji me mua dhe ne kaluam mirë pastaj. Ajo u bë edhe nënë edhe babë për mua. Ajo është heroina ime. Unë e kam të vështirë të gjej një gocë që ta çoj në shtëpi, sepse ne jemi vetëm dy. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë. Ajo ka vuajtur dhe ka mbajtur zi rreth 10 vite. Tashmë ne jemi mirë edhe ekonomikisht. Një person i tretë që të vijë në shtëpi duhet të gjej telat e të dyve. Ajo ka qenë shumë e fortë”, tha Dumani.

 

Të fundit