Flash News

KRYESORE

Albert Veliu: Nuk e dija që Olldashi është gazetar. Në Kukës më mbajtën peng

Albert Veliu: Nuk e dija që Olldashi është gazetar. Në

Në intervistën për emisionin ‘Open’, Albert Veliu ka deklaruar se nuk kishte dijeni që Jetmir Olldashi ishte gazetar, por e njihte si punonjës të Shërbimit Informativ.

“E dija se ishte i SHIK-ut dhe jo gazetar. Vajta e pyeta se çfarë ke bërë, i ke publikuar (deklaratat) pa dijeninë time”, thotë ‘Babalja’.

Ai ka treguar edhe një moment të vështirë në Kukës, pak ditë përpara se të arratisej drejt Kosovës, kur tha se është mbajtur peng për disa orë nga gjashtë persona.

“Më kanë dalë gjashtë veta dhe më kanë vënë armën në kokë, pa asnjë uniformë policie dhe makinat i kishin me targa gjermane. Më thanë jemi nga shteti. Më mbajtën në autostradë tre orë peng. Më çuan në Prokurori ku më morën kampionin e zërit”, tha Veliu.

Veliu thekson i bindur se zëri në audio-përgjimin të realizuar prej tij është i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Flet për herë të parë Albert Veliu: Në audio është zëri i Agron Xhafajt; po më bëjnë presion për të ndryshuar dëshminë

Të fundit