Flash News

KRYESORE

Albi Nako: Nuk shkova pas Klaudias se nuk braktis dot prindërit, jam djalë i vetëm

Albi Nako: Nuk shkova pas Klaudias se nuk braktis dot prindërit, jam

I ftua në emisionin “Xing me Ermalin” koreografi Shqiptar, Albi Nako,  ka folur për ndarjen me Klaudian. I pyetur nga moderatori i emisionit se përse nuk e braktisi ai karrierën dhe të shkonte pas Klaudias, Nako përgjigjet se nuk mund t’i linte prindërit të cilët i ka në një moshë të thyer dhe të shkonte në Itali.

“Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’I abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë. Unë kam një motër që jeton prej 25 vitesh në Amerikë. Familja ime gjithë këto vite e ka parë më shumë se 10 herë. Nuk e gëzuan si fëmijë. Mendo ata të mos më kishin dhe mua, unë e quaj fatkeqësi shumë të madhe që dy prindër të kenë fëmijë dhe mos t’i gëzojnë,”- rrëfeu koreografi i televizionit Klan

Të fundit