Flash News

KRYESORE

Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn në Tiranë, zbardhet arsyeja

Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn në Tiranë, zbardhet

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin e planifikuar me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Sipas ‘news 24’, Kurtit i është dashur të kthehet menjëherë në Kosovë për shkak të takimit që duhet të kryejë në Kosovë me ministrin e Jashtëm italian,  Luigi Di Maio, i cili  vjen në Kosovë pas vizitës në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se Më herët, Kurti takoi kryeministrin Edi Rama, me të cilin pati edhe një përplasje mes tyre lidhur me Shengenin Ballkanik, më pas u takua me presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gra,oz Ruçi dhe së fundmi me kreun e PD, Lulzim Basha.

Të fundit