Flash News

KRYESORE

Albin Kurti i kërkon ndihmë diasporës: Na ndihmoni me fonde të luftojmë koronavirusin

Albin Kurti i kërkon ndihmë diasporës: Na ndihmoni me fonde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi i kërkoi ndihmë diasporës për të luftuar koronavirusin. Duke shprehur mirënjohjen ndaj diasporës për kontributin e dhënë për Kosovën, Albin Kurti tregoi se “ka gjetur të zbrazur fondin e rezervës”. Kryeministri në Detyrë u shpreh se është hapur një llogari bankare, ku diaspora mund të kontribuojë për të dërguar fonde. Sipas Kurtit paratë do të shkojnë për të përballuar situatën e koronavirusit.

“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19. E kemi parasysh që pandemia ju ka prekur edhe juve në mërgatë, e edhe të afërmit tuaj në Kosovë. Mirëpo, si gjithnjë, kur kemi qëndruar së bashku, edhe këtë herë do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Kurti. Kosova njoftoi se një ditë më parë do të merrte një hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Të fundit