Flash News

KRYESORE

Albin Kurti kërkon ‘pranverë shqiptare’: Kemi armikun e brendshëm që po bashkëpunon me armikun e jashtëm

Albin Kurti kërkon ‘pranverë shqiptare’: Kemi armikun e

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për një ‘pranverë shqiptare’. Në intervistës për ‘A Krasta’, Kurti tha se armiku i brendshëm i shqiptarëve, korrupsioni, po bashkëpunon me armikun e jashtëm, Serbinë.

“Unë tashë që kemi nevojë për një pranverë shqiptare, meqënëse kemi problemin e brendshëm që është korrupsionit dhe armikun e jashtëm që është Serbia”, sqaroi Kurti deklaratën e tij në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë.

Sa i përket politikanëve, Kurti tha: “Mendoj që politikanët duhet të vijnë nga shtresa e mesme. Ata nuk duhet të pasurohen nga politika duke qenë se fjala ministër vjen nga latinishtja dhe do të thotë shërbëtor, kryeministër do të thotë kryeshërbëtor. Unë nuk jam kundër që biznesmenët të bëhen politikanë, por jam kundër që politikanët të bëhen biznesmenë të mëdhenj.”

Mirela Kumbaro për Albin Kurtin: S’i besova syve; çfarë zhgënjimi ta shohësh të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar

Të fundit