Flash News

KRYESORE

Albin Kurti kryeministër? Lëvizja Vetëvendosje e vetmja që mundëson krijimin e qeverisë së re

Albin Kurti kryeministër? Lëvizja Vetëvendosje e vetmja që

Zgjedhjet në Kosovë kanë krijuar një situatë që mund ta çojë vendin drejt një krize tjetër dhe të ngjashme me atë të 2014-ës, nëse palët nuk heqin dorë nga disa ultimatume. Dy koalicionet kryesore dhe Lëvizja Vetëvendosje janë larg numrit që i mundëson krijimin e qeverisë, ndaj u duhet të formojnë qeveri me bazë të gjerë.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka arritur të sigurojë 39 mandate nga 61 që i duhen për të qeverisur vendin. Edhe nëse ky koalicion bën marrëveshje me Listën Serbe dhe komunitetet e tjera sërish nuk i siguron mandatet pasi do të arrinte në 59 të tilla, dy më pak se numri i nevojshëm.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje do ketë 31 deputetë në Kuvendin e ri dhe LDK-AKR 30 deputetë.

Në këto kushte, është Vetëvendosje që mban çelësin e krijimit të qeverisë së re.

Zyrtarë të VV-së kanë përjashtuar gjithnjë një koalicion të mundshëm me PDK-në dhe pak orë më parë një deklaratë të tillë bën edhe LDK me AKR-në.

Kjo rrit mundësinë e një koalicioni të Vetëvendosjes me LDK-AKR-në, por partia e Visar Ymerit ka deklaruar se një bashkëpunim i tillë mund të realizohet vetëm me Albin Kurtin kryeministër. Isa Mustafa i LDK-së nuk e ka pritur mirë këtë qëndrim, gjithsesi kjo parti mund të heqë dorë nga kryeministri për arsye se ishte ajo që e mbajti për tre vite këtë post në bashkëqeverisjen me PDK-në.

Një koalicion mes VV-LDK-AKR arrin në 61 mandate, aq sa është minimumi i nevojshëm, por duke llogaritur se pjesë e qeverisë mund të behen edhe partitë e komuniteteve që kanë 12 mandate, duke zbritur 8 të Listës Serbe, atëherë qeveria do të ishte e qëndrueshme.

Deputeti i PS komenton rezultatin në Kosovë: Gëzuar krizën! Haradinaj dhe Veseli fitimtarë të humbur

Basha reagon për zgjedhjet në Kosovë: Bashkëpunimi mes dy shteteve, prioritet i qeverisë në drejtimin tim

MPJ e Shqipërisë përshëndet procesin e zgjedhjeve në Kosovë: Presimin vijimin e bashkëpunimit me qeverinë e re

Të fundit