Flash News

KRYESORE

Albin Kurti ndjek këshillën e SHBA: Tarifa 100% ndaj Serbisë do të hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Albin Kurti ndjek këshillën e SHBA: Tarifa 100% ndaj Serbisë do

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët, këtë qëndrim, Kurti e ka bërë në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.

Dy ditë më parë, ish kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një letre të hapur i kërkoi Kurtit të mos e marrë një vendim të tillë, taksë që u vendos kur qeveria drejtohej prej Haradinajt.

Po ashtu, i dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për marrëveshjen me Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell i kërkoi qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Të fundit