Flash News

KRYESORE

Albin Kurti në grevën e pedagogëve të FSHS: Fitoret në histori vijnë nga qëndresa

Albin Kurti në grevën e pedagogëve të FSHS: Fitoret në

Në grevën e organizuar në Fakultetin e Shkencave Sociale nga pedagogët dhe studentët, ka qenë i pranishëm edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai shprehet se në Kosovë i kanë ndjekur protestat e studentëve dhe thekson se tashmë është në pikëpyetje e ardhmja e shoqërisë shqiptare.

“Ju bëjmë thirrje për organizim të konsoliduar. Fitoret në histori vijnë nga qëndresa”, shprehet Kurti para pedagogëve dhe studentëve.

Përsa i përket rregullimit të kufijve në Kosovë, Kurti shprehet se është e patolerueshme çdo përpjekje për ndryshimin e territoreve.

“Afrimi me Shqipërinë duhet të na bënë më të fortë, jo të na zvogëlojë. Na i dashka ta ndajmë Kosovën për ta bashkuar me Shqipërinë. Ne nuk i kemi borxh Serbisë”, thekson Kurti.

Të fundit