Flash News

KRYESORE

Albin Kurti për herë të parë krah Ana Bërnabiç, i pranishëm edhe Rama

Albin Kurti për herë të parë krah Ana Bërnabiç,

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës është ulur për herë të parë krah homologes së tij serbe Ana Bërnabiç.

Ata marrin pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër, takim që po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Madje, ky i fundit në fjalën e tij duke folur për Shengenin Ballkanik nuk ka kursyer edhe batutat, kur tha se nuk e dinte se kush e cilësoi atë si mini-Shengen.

“Nuk e di nga ka dalë kjo fjala mini-Shengen, nga ai ose ajo, edhe pse jam e sigurt se është ai. Ne mesatarisht jemi nga më të gjatët në Evropë”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Në këtë samit marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të prezantuar sektorët me mundësi më të mëdha investimi.

Të fundit