Flash News

KRYESORE

Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, është takuar sot me kryetaren e LDK, Vjosa Osmani, bashkëpunëtoren për të krijuar qeverinë e re.

Kurti ka shpërndarë në Facebook një foto nga takimi ku jep edhe mesazhin se kriza në Kosovë do të zgjidhet falë bashkëpunimit dhe punës së përkushtuar.

Vetëvendosja fitoi me një rezultat shumë të ngushtë dhe ka diku tek 5-6 mijë vota më shumë se LDK e Vjosa Osmanit. Pas fitores Kurti e ftoi menjëherë Osmanin për koalicion.

Të fundit