Flash News

KRYESORE

Albin Kurti vjen në Tiranë, por nuk takon Edi Ramën, vërejtje për ‘Shengenin Ballkanik’: Duhet më shumë kujdes me Serbinë

Albin Kurti vjen në Tiranë, por nuk takon Edi Ramën,

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh fitues i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë ishte pasditen e djeshme në Tiranë, ku mori pjesë në festimet për fitoren.

Në një prononcim për mediat, Kurti foli për disa çështje.

Lidhur me ‘Shengenin Ballkanik’ ku morën pjesë pak ditë më parë tre liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti tha se me Serbinë duhet patur më shumë kujdes, duke kujtuar puçin e para tri viteve në shtetin maqedonas dhe të kaluarën në Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më shumë. Çështja në Ballkan të këtyre 6 vendeve ende të paintegruara në BE është se Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Vendet e tjera i kanë. Është bërë padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë nisur negociatat, iu takonte, Duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë, pasi dihet çfarë u ka bërë shqiptarëve dhe para tri viteve tentoi një puc bashkë me Rusinë në Maqedoninë e Veriut, por i dështoi. I internon Serbisë që të duket sa më normale, ndërkohë që nuk është”, tha kreu i VV.

I pyetur nëse do të jetë Vetëvendosja pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, Kurti e la të hapur si mundësi. “Unë jam këtu me ftesë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve. Nuk është se unë apo VV në Kosovë e diktojmë një gjë të tillë”, tha kreu i VV, ndërsa pas festimeve nuk e takoi kryeministrin Edi Rama.

“Unë do kthehem sonte në Kosovë, pasi kam takime që në mëngjes, Por do ta takoj së shpejti, çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, tha Albin Kurti.

Të fundit