Flash News

KRYESORE

Albumi i Jay-Z paska shumë për të thënë, del një tjetër sekret për martesën me Beyonce

Albumi i Jay-Z paska shumë për të thënë, del një

Të vërteta apo gënjeshtra një gjë është e sigurtë, albumi 4:44 i Jay-Z është një “thes” me sekrete. Ai ka pranuar së fundmi se martesa e tij prej 9 vitesh me divën Beyonce Knowles nuk është e ndërtuar 100% mbi të vërtetën.

Ai është shprehur se ka pasur shumë vështirësi që pas atyre gënjeshtrave të bashkohej sërisht me bashkëshorten e tij dhe të punojë së bashku me të.

"Kjo është jeta ime e vërtetë. Thjesht u ndodha këtu dhe ndërtuam diçka shumë të madhe e cila nuk u ndërtua plotësisht mbi të vërtetën dhe pak nga pak filloi të krisej. Arritëm në një pikë dhe tha OK, do t'ia nisim nga e para. Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë", shprehet reperi.

Një ndër arsyet se përse kjo marrëdhënie nuk ka funksionuar si duhet, Jay Z tregon se ka qenë pikërisht 'fama', të qenurit në vëmendjen e të gjithëve. Por ai shprehet se e ka nxjerrë mësimin që duhet.

Të fundit