Flash News

KRYESORE

Albumi në zyrën e Xhelal Mziut, fotot që ka vënë në kornizë kryebashkiaku i Kamzës

Albumi në zyrën e Xhelal Mziut, fotot që ka vënë
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka prodhuar gjithmonë lajm sa i takon investimeve dhe vendimeve që institucioni që ai drejton ndërmerr. Emrat e përzgjedhur për të emërtuar rrugët që janë pjesë e kësaj Bashkie, dominimi i ngjyrës blu në investimet publike, janë tashmë një normalitet. Por këtë herë, lajmi vjen nga zyra e kryebashkiakut. Në një foto të publikuar në Instagram, ku njoftohet takimi i Mziut me ambasadorin Japonez në Shqipëri, Makoto Ito, ajo që tërheq vëmendje janë fotografitë që kryebashkiaku i Kamzës ka vendosur në murin e zyrës së tij. Mziu  ka respektuar ligjin për vendosjen e portretit të themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit, por krahas tij ka vënë edhe 6 figura të tjera. Ibrahim Rugova, Ismail Qemali, Lulzim Basha, Donald Trump, Nënë Tereza, Sali Berisha dhe Gjergj Kastriot Skënderbeu janë zgjedhja e kryebashkiakut të Kamzës për zyrën e tij.
 
View this post on Instagram
 

Vizitë e ambasadorit japonez në Shqipëri z. Makoto Ito në Bashkinë Kamëz

A post shared by Xhelal Mziu (@xhelalmziu) on

Të fundit