Flash News

KRYESORE

Aldisoni varroset pranë Arielës, familjarët:  S’kemi frikë për hakmarrje, të rinjtë mund të martoheshin

Ditën e sotme është varrosur trupi i Aldison Beluajt, i cili ditë më parë qëlloi për vdekje Ariela Muratin pastaj dhe veten. Ai është përcjellë për në banesën fundit, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje ka folur për Neës24, djali i dajës së Aldisonit, Astrit Koroveshi. Ai tha se 23-vjeçari do të varroset në të njëjtat varreza ku prehet edhe Ariela Murati. I pyetur nëse kanë frikë për mundësinë e një hakmarrjeje nga ana e familjes së vajzës, Astrit Koroveshi e mohoi duke thënë se djali kishte ndërmend të martohej me vajzën.

“Ishim pranë spitalit sapo na njoftuan kur ndërroi jetë. I kemi qëndruar pranë këtë javë. Po ata do të prehen në të njëjtat varreza. Ne nuk kemi pse trembemi për mundësinë e hakmarrjes se ajo është diçka mes çiftit dhe ishte një lidhje për martesë. As ne nuk kemi marrë hak as ata. Po na takonte t'i vendosnim kurora me lule vajzës sepse mund t'i ndodhë kujtdo ajo ngjarje. Mesazhi im për të rinjtë ishte të jetë paqe nga të dyja palët dhe të dy ata që deshën njeri-tjetrin në martesë por ndodhi ajo që ndodhi. Ne duam të ketë paqe mesa familjeve dhe uroj të mos ndodhin më këto ngjarje”- tha Astrit Koroveshi.

Të fundit