Flash News

KRYESORE

Aldo Bumçi: Prokuroria të bëjë publike letërporositë nga Amerika dhe Britania e Madhe

Aldo Bumçi: Prokuroria të bëjë publike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka folur në lidhje me vizitën e kreut të demokratëve, Lulzim Basha në Prokurori ditën e sotme, për çështjen e lobimeve.

Bumçi i kërkon Prokurorisë të bëjë publike letërporositë që kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe SHBA.

“Prokuroria ka dalë me një deklaratë për shumën kur nuk ka një hetim të mbyllur. Ne kërkojmë që prokuroria të bëjë publike përgjigjet nga Britania e Madhe dhe Amerika. Rama është në hall të madhe dhe mendon se do shpëtojë. Ne kërkojmë që Prokuroria t'i bëjë publike letërporositë. Do kuptohet që nuk ka shkelje ligji dhe nuk është nën hetim askush.Ditën që ne mbajmë protestën u thirr zoti Basha në Prokurori. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën”, tha Bumçi.

Sipas prokurorisë, referuar në dy letërporositë të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, ka një diferencë mes atyre që deklaron PD dhe atyre reale, e cila thekson se në fushatën e PD gjatë 2017-ës u deklaruan 25 mijë dollarë shpenzime, ndërsa 650 mijë të tjera nuk janë deklaruar.

Të fundit