Flash News

KRYESORE

Aldo Bumçi zbardh një pjesë të diskutimeve Basha-Yee: Zyrtari i SHBA na falenderoi për ndërgjegjësimin për problemin e drogës

Aldo Bumçi zbardh një pjesë të diskutimeve Basha-Yee:

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha se zv/ndihmës sekretari amerikan, në takimin që pati me Bashën dhe aleatët, e ka vlerësuar dhe e ka falënderuar opozitën, për  punën e bërë deri tani.

“Zyrtari amerikan e falënderoi opozitën dhe tha se falë saj ambienti është më i vëmendshëm dhe më i ndërgjegjësuar për problemin e drogës. Opozita është vlerësuar për këtë aksion që po bën prej kohësh. Të njëjtën gjë bëri edhe komisioneri Hahn, para ca kohësh në video konferencën që zhvilloi me grupin parlamentar të PD. Pra BE, Berlini dhe Washingtoni sot janë më të informuar për atë që ndodh këtu te ne”, tha Bumçi.

Të fundit