Flash News

KRYESORE

Aleanca Ç-Ç, Kryemadhi u drejtohet kolegëve socialistë: Me çizme do përgjigjemi, zbavitem me ankthin e Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Elisa Spiropali e konsideruan si një aleancë Ç-Ç, (çizme-çadër), bashkëpunimin e opozitës PD -LSI.

Por Kryemadhi u është përgjigjur sot kolegëve të saj socialistë me në krye Edi Ramën se nga Ç-Ç do të marrin shumë shpejt një përgjigje. “Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të zbavitem me ankthin e zotit Rama. Ata e dinë shumë mirë se do të marrin një përgjigje shumë të shpejtë…Çizmes së krimit të organizuar me çizme do i përgjigjen shqiptarët, zoti Rama e di më mirë se të gjithë”, tha Kryemadhi. 

Kryetarja e LSI-së u ndal dhe te reforma në drejtësi, të cilën sipas saj, Rama kërkon ta përdorë si mburojë të tij.  "Protesta e shqiptarëve për papunësinë, çmimet e larta, edhe po të dojë ta ndalë opozita, nuk do ta ndalojnë vetë qytetarët", shtoi më tej Kryemadhi.

Të fundit