Flash News

KRYESORE

Aleanca kundër studentëve, pedagogu nxjerr emrat: Kryeministrat kanë ndryshuar, qëndrimi i tyre konstant

Aleanca kundër studentëve, pedagogu nxjerr emrat: Kryeministrat

Pedagogu i njohur, njëherësh themelues i Departamentit të Shkencave Politike pranë FSHS, Hysamedin Feraj ka reaguar lidhur me debatin mbi protestën dhe aktualisht bojkotit të studentëve në universitetet e Tiranës dhe në rrethe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Feraj thekson se kundër studentëve është krijuar një aleancë, që sipas tij ka në përbërje kryeministrin Rama, dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule dhe dekanin i Fakultetit të Drejtësisë.

“Përgjatë viteve kryeministrat kanë ndryshuar. Konstant ka mbetur qëndrimi i Dhori Kules dhe Artan Hoxhës: me çdo qeveri, me çdo parti kundër Universitetit, studentëve dhe pedagogëve”, shkruan pedagogu, ndër të tjera në reagimin e tij.

Postimi:

Kristalizimi i palëve:

Aleanca kundër studentëve: Edi Rama - Dhori Kule - Artan Hoxha.

Kjo është po aq aleancë kundër Universitetit.

Përgjatë viteve kryeministrat kanë ndryshuar.

Konstant ka mbetur qëndrimi i Dhori Kules dhe Artan Hoxhës: me çdo qeveri, me çdo parti kundër Universitetit, studentëve dhe pedagogëve.

Përballë saj, aleanca për Universitetin, aleanca e bashkuar e studentëve, e pedagogëve dhe universitarëve!

Tani që palët janë diferencuar, zgjedhja e duhur është lehtësuar: me Universitetin përballë errësirës mesjetare.

Indiferenca ka mbetur pa legjitimitet.

Të fundit